Mici më i miri i Skënderbeut, i 39-ti në Europa League

Sezonin e shkuar ishte një ndër pikat kyçe të Skënderbeut, duke qenë ndër lojtarët më të aktivizuar, ndërkohë që edhe këtë sezon është i palëvizshëm për Ilir Dajën. E megjithatë, vlera e një futbollisti na bëhet më e qartë kur na e thonë të huajt, si zakonisht. Kështu, Gledi Mici del lojtari i Skënderbeut me rendimentin më të lartë në Europa League në bazë të “FedEx Performance Zone”, përmbledhja e statistikave nga UEFA, që merr për bazë paraqitjet e gjithë futbollistëve të aktivizuar këtë sezon në kompeticionin ku merr pjesë Skënderbeu. Mici ka luajtur 425 minuta, me 19 topa të rikuperuar dhe 80% të pasimeve të sakta, përqindje mjaft e lartë.

Mici e ka marrë kreun e renditjes së veçantë të UEFA-s pikërisht ditët e fundit, duke parakaluar Bajram Jashanicën, ndërsa konstant është Kristi Vangjeli, i treti në këtë renditje. Gjergji Muzaka është i katërti, konfirmim i sezonit të tij madhështor, ndërsa Soue është i pesti, mbi Sabien Lilajn. Ajo çka rritur ndjeshëm vlerësimin për Micin është pjesëmarrja aktive edhe në fazën sulmuese, përveçse bën shumë mirë detyrën në mbrojtje. Ndërkaq, në bazë të të dhënave në UEFA, Mici është i 39-ti në renditjen e gjithë mbrojtësve në Europa League, një arritje e jashtëzakonshme, pasi në garë janë 48 klube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *