Mici kërkon largimin, dy oferta nga “atdheu i dytë” e tundojnë

Gledi Mici mund të largohet nga Shkëndija në javët në vazhdim. Sipas “infOSport.mk”, mbrojtësi i kampionëve të Maqedonisë ka kërkuar largimin për shkak se në drejtim të tij kanë ardhur dy oferta nga skuadra amerikane.

Mici, i cili krahas shtetësisë shqiptare ka dhe atë amerikane kërkohet nga Orlando City dhe Phoenix Rising. Orlando City është klubi më prestigjioz. Ky ekip militon prej katër vitesh në elitën e futbollit amerikan, “MLS”, dhe ka në përbërje disa lojtarë me emër ku më së shumti bie në sy futbollisti portugez Nani.

Klubi tjetër, Phoenix Rising, është pjesë e divizionit të dytë për nga rëndësia: “USL”. Në vitet e fundit Phoenix Rising ka qenë ndër klubet më të suksesshme në këtë divizion. Aksioneri maxhoritar në këtë projekt është ish-futbollisti i njohur Didier Drogba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *