Mici i sinqertë: Faulli ndaj meje nuk ishte penallti

Gledi Mici fitoi 11-metërshin që mbylli ndeshjen dje në Durrës, me Skënderbeun që shënoi golin e katërt dhe praktikisht çdo gjë mbaroi aty. Pas ndeshjes nga Teuta pati shumë protesta për të dy penalltitë në favor të Skënderbeut, por realisht penalltia mbi Micin dukej gabim i arbitrit. Edhe vetë mbrojtësi i Skënderbeut, duke folur në “Procesin Sportiv” në Top-Channel e pranon se arbitri gaboi, edhe pse pati kontakt.

“Pavarësisht rezultatit, Durrësi është një fushë e vështirë. E nisëm me një gol të pësuar dhe nuk po luanim mirë. Në pjesën e dytë u shtrënguam dhe e rritëm ritmin, edhe pse goli erdhi paksa pa dashje. Goli i parë na ndihmoi për moral dhe më pas ia dolëm. Jemi një grup i kompletuar ,çdo lojtar që aktivizohet është njësoj si titullarët dhe ky është sekreti i suksesit tonë. Fitimi i titullit është objektivi ynë, arena ndërkombëtare shërben vetëm për promovim.

“Penalltia e parë për mua është penallti e pastër. Xhejms do të kishte mundësi pasimi dhe do të shënonim. Rasti i penalltisë time? Kontakt ka, por nuk është penallti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *