Mici i bindur: Shkëndija kualifikohet, e përmbysim humbjen

Mbrojtësi Gledi Mici është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Shkëndija e Tetovës. Mëngjarashi, i cili ka pasur shumë eksperienca edhe në Superiore, ka qenë pjesë e skuadrës që ka udhëtuar në Luksemburg, ku do të luhet ndeshja e kthimit kundër Dudelanzh. Gjithashtu, Mici ka folur edhe për këtë sfidë kthimi, ku tha:

“Jemi këtu në Luksemburg për të synuar të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë dhe të kualifikohemi në turin e tretë të Europa League. Kemi dy ditë kohë për akomodim, besojmë se jemi të aftë të përmbysim rezultatin”.

“Jam i sigurt se secili lojtar që do të jetë në fushë, do të japë më të mirën nga vetja për të realizuar atë që kërkon nga ne stafi teknik dhe trajneri”, u shpreh mes të tjerash ish-mbrojtësi i Kukësit e Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *