Mici flet si tetovar: Duam grupet e Europa Leagues dhe mbrojtjen e titullit

Gledi Mici është lojtari më i ri i Shkëndijes së Tetovës. Ai u prezantua sot nga klubi shqiptar në Maqedoni dhe dha intervistën e parë për kanalin zyrtar të klubit.

“Së pari dua të them se jam shumë i lumtur që firmosa me Shkëndijen e Tetovës. Dihet që ky klub është një emër i madh. Një klub mjaft korrekt dhe ka bërë dhe histori në arenën ndërkombëtare.

“Impresionet e mia të para janë të gjitha pozitive. Çdo gjë këtu më duket profesionale, por i vetmi problem i imi është që të angazhohem sa më shpejt me grupin dhe të filloj stërvitjen me skuadrën.

“I ftoj të gjithë tifozët dhe ‘Ballistët’ të na përkrahin. Në kampionatin maqedonas dihet se çfarë kërkohet, pasi ekipi ynë është kampion, por dhe në arenën ndërkombëtare. Në Europë duam të bëjmë historinë dhe minimumi të kampim grupet e Europa Leagues”, – përfundon Mici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *