Mici e mbyll me Skënderbeun, drejt largimit nga Superiorja

Në fillim të muajit qershor Sport Ekspres raportoi se Sabien Lilaj dhe Gledi Mici ishin duke kërkuar ekip të ri dhe një ndër klubet e interesuar ishte edhe Shkëndija.

Tani Lilaj ka firmosur në Azerbajxhan, ndërkohë që edhe Mici është i lirë në treg, sepse kontrata me Skënderbeun i ka përfunduar

“Nuk jam më futbollist i Skënderbeut. Nuk kam kontratë me ta. Pres oferta nga jashtë”, deklaroi ditët e fundit në Top Channel vetë Mici.

Mbrojtës i majtë, 27 vjeç, eksperiencë pa fund në Superiore, tashmë edhe kampion Shqipërie, trofeu që i mungonte. Para pak muajsh vetë Mici deklaronte se nuk largohej nga Skënderbeu pa fituar titullin, objektiv që e ka përmbushur, ndërsa tashmë është gati për një hap përpara, duke u transferuar jashtë vendit.

Tani gati të futet në lojë Shkëndija, që ka ambicie të mëdha dhe i duhet një mbrojtës i majtë, pas largimit të Cuculit. Gjithsesi, Mici ka pasur sinjale edhe nga kampionati turk në të shkuarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *