Mezani: Viti i parë që më jepet kohë, tani dua trofeun

0

“Nuk e kam vënë në diskutim asnjëherë forcën e grupit. Kemi pasur një moment jo, por ekipi e ka forcën dhe mentalitetin fitues. Protestat gjatë lojës? Dua të gëzoj kualifikimin, i mbetet lojës, jam i kënaqur me mënyrën se interpretuam lojën, pavarësisht një gabimi të goli i pësuar. Më pas ishim perfekt dhe kjo më kënaq shumë”.

“Mundohem të marrim sa më shumë pikë, nuk është vetëm objektiv i presidentit, por edhe e imja. Nuk kam një karrierë të pasur, por e kisha edhe objektiv personal. Normal kemi pasur presion. Për karrierën timë është një gjë shumë e mirë”.

“Jam trajner i Laçit, mendoj për këtë. Është viti i parë që i kaloj katër muaj në një skuadër, më bën mirë të mbaroj këtu dhe të mendoj për të ardhmen time këtu. Mendoj të bëj mirë këtu, pse jo të fitojmë edhe Kupën”.

“Gabimet në mbrojtje? E vërtetë, por sot kanë qenë më të pakta, jemi munduam të përmirësohemi gjatë javës. E kuptoni shumë që kam në qendër dy lojtarë me cilësi të njëjta”.

“Treshja e sulmit vendimtare? Më vjen mirë, u përgjigja edhe në Gjirokastër, nuk e kam vënë në dyshim aftësinë e tyre. Do mundohemi të bëjmë më mirë. Sot ishin të karikuar. Psikologjikisht nuk kemi qenë mirë në javët e fundit”.

“Zëvendësimi i Lulajt? E nisëm me 4-2-3-1 dhe Lulaj është më mirë në mbrojtje. Nuk arriti të futej në lojë, gaboi në pasime, edhe kondicioni nuk ishte i duhuri dhe mendova të fus Lushkjen, që është teknikisht lart. Vendosa t’i jepja një marsh më tepër skuadrës”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.