Mezani: Presim sërish afrime nga Superiorja, Gjilani do Europën!

0

I fundit futbollist shqiptar që po provohet te Gjilani në IPKO Superliga në Kosovë, është Jurgen Peqini, sulmuesi që sezonin e kaluar e mbylli me Erzenin e Shijakut në Kategorinë e Parë. Këtë e konfirmoi për SportEkspres.com trajneri i skuadrës dardane, Gentjan Mezani, i cili në këtë skuadër ka marrë edhe lojtarë të tjerë nga Shqipëria.

“Këto ditë kam në provë Jurgen Peqinin, i cili ka luajtur sezonin e kaluar me Erzenin. Për mua vlerat e tij janë të mira dhe pres që të tregojë cilësitë e tij më të mira si sulmues. Janë vetëm ditët e para dhe nuk mund të jap një konkluzion përfundimtar. Shikoj se deri tani ka gjendje të mirë fizike”, theksoi fillimisht Mezani.

Tekniku vlonjat pret edhe të tjerë futbollistë te kjo skuadër, që në sezonin e kaluar kaloi vështirësi për mbijetesë. “Gjilani pret të tjerë futbollistë nga Shqipëria. Me drejtuesit kemi si objektiv hyrjen në grupin e skuadrave që synojnë Europën. Te Gjilani janë edhe portieri Shkëlzen Ruçi, mbrojtësit Erlis Frashëri e Oltion Rapa, si dhe mesfushori anësor Bedri Greca”, përfundoi Mezani.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.