Mezani: Shpresa vdes e fundit, kishim ardhur për një pikë në Korçë

Gentian Mezani foli për Supersport në emisionin “Gol pas Goli”. Tekniku vlonjat u shpreh i lumtur për këtë fitore, por në të njëjtën kohë tregon dhe situatën sa i përket financave.

“Situatat kanë ndryshuar dhe kjo gjë na mungonte. Skuadra po luante futboll. Me një fitore sot nuk do të thotë se kemi dalë nga ajo situatë. Është një hap i mirë dhe na jep moral, ndaj një kundërshtari si Skënderbeu. Është moral i dyfishtë kur fiton në Korçë. Është hap i mirë për vazhdimësinë”.

“Kjo skuadër ka cilësi dhe mund të bëjë dhe më mirë akoma. Nuk dua të kthehem te e kaluara. Dua të flas për këtë ndeshje. Në këtë takim u kam kërkuar lojtarëve luftë për topin e parë, pasi do të na ndihmonte. I kam kërkuar mos të forcoheshim shumë, pasi kundër kishim një ekip me eksperiencë në mbrojtje. Më ka befasuar Demo, pasi e prisja mirë, por jo kaq mirë. Na ka ndihmuar shumë. Ka qenë karakteri dhe forca e kësaj skuadre, pasi lojtarët i zbatuan detyrat të gjitha dhe përqendrimi ka qenë i duhuri. Jemi ndëshkuar nga cilësitë e një lojtari, nga më të mirët në Shqipëri. Do të thosha 5-0 për Luftëtarin, pasi ka kaluar shumë kohë te Luftëtari”.

“Nuk dua ta shoh penalltinë fare. Besoja se nuk do dilja pa pikë, por jo me fitore. E mirëpritëm dhe kjo fitore ka ardhur në momentin më të nevojshëm, pasi vjen pas tre rezultatesh negative. Jemi nisur me besimin se mund të merrnim një pikë. Kam parë gjatë javës një skuadër për të bërë mirë dhe zoti ishte me ne sot. Duke e parë them se është penallti”.

“Ishim nervoz dhe në pushim u kërkova të kishin kujdes në goditjet standarde pranë zonës. Kemi një skuadër që ka bërë vjet mjaft mirë. Kemi një bosht të tërë dhe e kemi të papranueshëm pozicionin ku jemi dhe nervozizmi është më i lartë. Rezultati sjell gjërat e saj. Me eksperiencën që kanë mund të evitonim këtë situatë, por është e pamundur, edhe pse e pranueshme. Kundërshtari ushtronte mjaft presion”.

“Kemi marrë garanci dhe kemi besim te drejtuesit. E morët vesh që kemi një drejtor të ri dhe do jetë afër skuadrës, çka është shumë e rëndësishme. Skuadra ka mundësi të bëjë mirë dhe shpresoj që të ketë ardhur me këmbën e mbarë duke parë dhe fitoren sot. Kemi besimin e plotë të drejtuesve dhe shpresa vdes e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *