Mezani po mendon për titullarët, afron debutimi i Rexhinaldos

0

Rexhinaldo është gati të luajë ndeshjen e parë me Laçin, ndërkohë që mbetet në dyshim shkodrani i mbrojtjes Fangaj

Valdimir Prenga

Sot Laçi do t’i rikthehet përgatitjet dhe fokusi do të jetë i tëri te ndeshja me Skënderbeun ditën e enjte në Korçë. Kurbinasit vijnë në këtë takim me moralin lart pas asaj fitoreje të marrë në shtëpi me Vllazninë, ndërkohë që ditën e diel trajneri Mezani ka parë skuadrën e tij në një ndeshje kontrolli. Vlonjati po mendon për formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë, ndërkohë që java që u mbyll i ka shërbyer atij për të njohur edhe më mirë skuadrën e tij. Pavarësisht faktit që kishte patur mundësinë ta shihte Laçin në TV, kjo ka qenë një periudhe shumë e vlefshme për të mësuar edhe më shumë potencialin e ekipit të tij.

FORMACIONI – Ndaj Vllaznisë nuk kishte ndryshime nga përballjet e mëparshme, ndërkohë që spikati i riu Xhixha, titullar në të dytin takim radhazi. 19-vjeçari shënoi dy gola, por tashmë është kthyer Rexhinaldo, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm të debutojë me bardhezinjtë. Në ndeshjen e kontrollit në momente të ndryshme si titullarë janë përfshirë mbrojtësi Arbër Shala, mesfushori Regi Lushkja dhe ish-sulmuesi i Luftëtarit. Gjatë këtyre ditëve trajneri Mezani do kërkojë t’i japë fund dilemave për formacionin titullar dhe vetëm të mërkurën do mund të mësohet se kush do ta nisë nga minuta e parë ndaj Skënderbeut. Edhe para ndeshjes me Vllazninë pati disa prova, me Uzunin të provuar në majën e sulmit dhe Shalën në krahun e majtë të mesfushës. Në fund në fushë zbriti Xhixha në sulm dhe beratasi mori pozicionin e tij të zakonshëm në mesfushë. Momentalisht grupi i futbollistëve është thuajse i plotë dhe i vetmi lojtar që ka shfaqur probleme ka qenë mbrojtësi Abdurrahman Fangaj. Gjendja e shkodranit do të shikohet këto ditë për t’u vendosur nëse do të jetë në dispozicion të Mezanit të enjten.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here