Mezani: Pikë me vlerë, tani jemi më të qetë

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani e konsideron një pikë me shumë vlerë atë të marrë sot në Durrës, duke e pranuar se Laçi ishte nën presion.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe barazimi na kënaq, kundër një rivali në krizë, që kërkonte me çdo kusht fitoren. Ne vinim nga një humbje zhgënjyese kundër Kamzës, ndaj ishte shumë e rëndësishme që të merrnim pikë sot, për të shkuar të qetë në ndërprerjen e kampionatit.

“Goli i pësuar më mërziti, sepse bëmë një gabim fëminor, asht si në ndeshjen ndaj Kamzës. Gjithsesi, reaguam shpejt, por është e qartë që duhet të punojmë akoma më shumë.

“Kallaku e Xhixha nuk po luajnë titullarë? Është e vërtetë që kanë nevojë që të luajnë, për t’u rritur, por ndeshjet janë shumë të vështira dhe presioni shumë i madh, ndaj na duhen lojtarë me pak më shumë eksperiencë për momentin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *