Mezani: Më vjen keq për Kamzën, por luajtëm për veten!

Trajneri i Laçit, Mezani, pas fitores së arritur në Kamzë, që ka rihapur gjithçka në këtë kampionat, sigurisht që është shprehur i kënaqur, sidomos “sepse nuk ishte e lehtë, duke qenë se luhej për objektiva të rëndësishëm. Ne bëmë lojën tonë dhe pas golit sigurisht që dhamë më të mirën.
Më vjen keq për Kamzën, në qoftë se do të bjer, është edhe një ndeshje, është e kot që të flas. Kemi luajtur për veten tonë, për të arritur objektivin që kemi. Nuk i ka ardhur mirë Shtubinës që Vllaznia po binte. Kemi punuar duke menduar vetëm ndeshjen tone dhe objektivin tonë.
Jam i kënaqur me skuadrën, ka pjekuri. Nuk është ajo e 2 fazave të para. Pjekuria po shfaqet në skuadër. Kjo ka qenë një ndeshje me karakter”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *