Mezani: Më mirë të mos flasim për Europë. Skënderbeu mbetet superior, por Flamurtari…

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka folur sot për Zona Gol në Supersport, duke komentuar fitoren e madhe kundër Skënderbeut, që pësoi humbjen e parë sezonale në Superiore. Për Mezanin, Skënderbeu mbetet superior, ndërsa Laçi i tij bën mirë të mos ëndërrojë shumë.

“Nuk kemi objektiv. Vetëm ndeshja e radhës është objektiv, sepse tani shohim një mundësi të mirë për të shkuar në kupat e Europës, por duhet t’i marrim një nga një ndeshjet e kampionatit dhe kupës. Skuadra është e përbërë nga sportistë të rinj dhe nëse u vendosim objektiva madhorë u bëjmë keq. Deri tani na ka ecur dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.

“Niveli në Superiore është aty-aty. Edhe Flamurtari ka skuadër të mirë, edhe Kukësi do të kthehet, edhe Partizani po ringjitet, edhe pse sot fitoi me vështirësi. Kampionati sa vjen e vështirësohet, tashmë skuadrat njihen dhe trajnerët marrin masa për të ndalur kundërshtarin. Mendoj se Skënderbeu mbetet më lart, edhe pse sot humbi, ndërsa të tjerët janë aty-aty. Flamurtari? Është rival i fortë për Skënderbeun, të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *