Mezani: Laçi di të fitojë kudo, por Luftëtari është favorit

Gentian Mezani pret që Luftëtari i tij të vijojë me rezultatet pozitive. Pas fitores së marrë me Kastriotin në transfertë, trajneri vlonjat dhe ekipi i tij tanimë janë gati të përballen me Laçin. Nesër, pres orës 14:00, bluzinjtë do kërkojnë maksimumin dhe Mezani mendon se janë favoritë.

“Laçi ka treguar se di të fitojë kudo dhe duhet vlerësuar. Nëse vazhdojmë me këtë ecuri, si dhe duke parë që luajmë në shtëpi, kemi 5% avantazh. Skuadra është në një javë të mirë. Me rikthimet e lojtarëve mendoj se diçka ka ndryshuar për mirë”, është shprehur Mezanin në “RTSH Sport”.

Më pas ai ka folur edhe për situatën e të dëmtuarve: “Xhekson është në dyshim për shkak të një problemi në gju, por shpresojmë të rikuperohet deri në momentin e ndeshjes. Jakovljeviç nuk është gati, kurse Aleksi po. Gjithsesi nuk do të luajë nga fillimi, por do të ketë minuta”.

Për Mezanin nesër do të jetë një ndeshje speciale, pasi luan kundër ish-ekipit të tij. Vjet prej javës së tretë ai zëvendësoi Stavri Nicën te Laçi dhe e mbylli kampionatin në vendin e katërt. Gjithashtu ai shkoi në finalen e Kupës së Shqipërisë me bardhezinjtë, duke siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *