Mezani i sinqertë: Jemi dobësuar shumë!

Luftëtari duhet ta nisë kampionatin me fitore. Përballë ka Kastriotin e vendit të fundit dhe për skuadrën e Gentian Mezanit është detyrim marrja e tre pikëve. Bluzinjtë kanë humbur disa lojtarë titullarë, ku spikasin shitja e Shkurtajt dhe Rrocës

Trajneri Mezani e pranon se Luftëtari i tij është dobësuar dhe u duhet punë e madhe për të qenë në lartësinë e duhur. “Me largimet e tjera skuadra është dobësuar shumë, pasi janë lojtarë që kanë luajtur titullarë. Tani na duhet të konsolidohemi sërish”, tha vlonjati mes të tjerash në konferencën e sotme për shtyp.

Objektivi është i qartë dhe Mezani shton: “Mundësi e mirë për të fituar, duhet të dalim me tre pikët. Synimi është të lëmë fundin. Mungesa e Ramadanit është e rëndësishme. Do jetë ndeshje e vështirë, por unë kam besim te karakteri i grupit”.

Ndeshja me Kastriotin luhet nesër prej orës 14:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Supersport. Veç Ramadanit që është i pezulluar, shqetësim për trajnerin Mezani ka qenë edhe mesfushori i avancuar, Maldin Ymeraj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *