Mezani: Duhet kthesa sa më parë, gjyqtari gaboi te penalltia

0

Trajneri i Laçit Gentian Mezani foli për “Supersport” pas ndeshjes me Luftëtarin. Tekniku vlonjate komenton dhe aktivimin e Rexhinaldos, ku e veçon se nuk ka qenë një blof zhurma e ditëve të fundit.

“I kam kërkuar lojtarëve që të mos prishim ekuilibrat. Goli erdhi gabim pas gabimi, Uzuni bëri presion gabim dhe më pas Lulaj gaboi siç e pamë dhe më pas edhe Shtubina ndaj Bregut. Ishte një seri gabimesh. Ishte një aksion që mund të evitohej shumë thjeshtë”.

“Tre humbje rresht nuk është mirë. Nuk i bën mirë askujt. Presioni vijon e rritet. Kjo duhet të ishte ndeshja e kthesës. Duhet të kuptojmë forcën e të mos nisim të luajmë vetëm kur ndëshkohemi. Nuk është mirë kur ka zhurmë, nuk janë zërat e vërteta për atë që është folur për çështjen e Rexhinaldos. Nuk kemi presion, vetëm ai i ndeshjes që duhet të fitojmë. Duhet të arrijmë objektivin dhe pse të mos shkojmë akoma më lart. Ndeshjet duhet t’i marrim një e nga një. Duhet të bëjmë kthesën sa më parë”.

“Skuadra luajti në pjesën e dytë. Nuk  kishim shumë mundësi për të freskuar skuadrën. Dikush mund të jetë dhe më i lodhur, por do mundohemi që të marrim më të mirën gradualisht”.

“Ishte pozicion jashtë loje dhe nuk mendoj se ishte penallti. Është e disata herë që gjyqtarët po gabojnë me ne., Ato njerëz që kanë folur që na mbështesin të jenë gëzuar. Dua që gjyqtarët të mbajnë lojën drejt për të gjithë. Nuk besoj se është gabim me dashje. Anësori duhet të ishte më i vëmendshëm”.

“Nuk e kemi mbajtur të fshehur. Rexhinaldo vetëm një ditë është stërvitur i diferencuar, por sërish me mua dhe jo me kolegun tim. Ahstu e pahs unë të arsyeshme. Pamë deklarata në median e shkruar dhe nuk na kanë pëlqyer aspak. Rexhinaldo na ka thënë se nuk ka folur në media dhe ka kërkuar falje. Nuk ka qenë një blof, pasi ka qenë në lojë dhe në stërvitje. Mendoj se ishte gol i rregullt ai i Rexhinaldos”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.