Mezani: Dua vazhdimësinë edhe ndaj Kukësit, më kënaq impenjimi i djemve

Gentian Mezani e nisi me fitore aventurën e tij tek Luftëtari. Tekniku vlonjat ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp për ndeshjen me Kukësin, por dhe për gjendjen e skuadrës. Mezani shprehet i kënaqur për formën e skuadrës së tij, sidomos për përkushtimin që lojtarët kanë treguar në ndeshjen e javës së shkuar me Teutën, ku bluzinjnjtë triumfuan me rezultatin 3-1: “Jam i kënaqur pasi impenjimi ka qenë maksimum nga ana e lojtarëve. Cilësitë janë parë tek gjithsecili. Jam i kënaqur jo vetëm për fitoren, por dhe për vlerësimin që djem ti kishin bërë ndeshjes”.

Nënkampionët e vendit janë kundërshtari i radhës për gjirokastritët. Edhe pse do të luajnë ndaj një nga skuadrave më në formë të momentin, numri një i stolit beson se ekipi i tij i ka aftësitë për të ruajtur vazhdimësinë edhe nga verilindorëve: “Uroj të mbajmë ritmin dhe të kemi vazhdimësinë dhe ndaj Kukësit. Kemi një kundërshtar me cilësi dhe ka marrë vlerësim maksimal nga ana jonë”.

Çelësi i suksesit për të marrë një rezultat pozitiv edhe në Elbasan? Mezani e di mjaft mirë se çfarë duhet të bëjë ekipi i tij: “Nëse do të bëjmë punën si javën e shkuar dhe çdo lojtarë do të kryej detyrat më së miri në fushën e lojës do të jetë më e thjeshtë dhe do të kemi mundësitë tona në këtë ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *