Mezani “bastis” Luftëtarin, vjen firma e radhës

0

Gjilani ka bërë një tjetër përforcim. Pas brazilianit Xhekson dhe portierit Shkëlzen Rucci, këtë herë ka nënshkruar me skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani edhe mbrojtësi Oltion Rapa. “Xholi” i bluzinjve u largua nga Luftëtari si lojtar i lirë dhe zgjedhe kështu të vazhdojë karrierën në Kosovë.

“Oltion Rapa është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mbrojtësi i qendrës sot ka nënshkruar me klubin kuqebardhë, që e mbanë atë pjesë të skuadrës së Gjilanit për dy edicionet e ardhshme.

Oltion Rapa, i lindur në Tepelenë, sezonin e kaluar ishte pjesë skuadrës nga Superioria në Shqipëri, KF Luftëtari. Rapa ishte lojtar prezent thuajse në të gjitha takimet e ish-skuadrës së tij, sikurse në ligën elitare të Shqipërisë, gjithashtu edhe në kupë, nga 4 vitet e kaluara sa ishte pjesë e Luftëtarit. Po ashtu Rapa kishte bërë paraqitje edhe në garat europiane me skuadrën gjirokastrite.

Mbrojtësi i ri i Gjilanit, Oltion Rapa, gjithë karrierën e tij e kishte kaluar në Shqipëri, kurse Gjilani do të jetë aventura e tij e parë larg kampionatit shqipëtar, ku ai kishte milituar gjatë këtyre viteve të karrierës së tij, dhe ku u formua si futbollist”, njofton klubi i Gjilanit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.