Metodat e punës së Kovaç, tërbohen lojtarët e Bajernit

0

Niko Kovaç nuk e ka nisur aspak mirë te Bajerni i Mynihut. Veç faktit që në katër ndeshjet e fundit gjermanët nuk fitojnë, raporti i kroatit me futbollistët nuk është më i miri. Metodat e tij të punës nuk është se u pëlqejnë lojtarëve.

Sipas asaj që raporton BILD, lojtarët pas çdo seance stërvitore duhet të bëjnë edhe 20 minuta biçikletë. Pas ndeshjeve duhet të ushtrohen 30 minuta në “dyrrotak”. Futbollistët nuk e pëlqejnë aspak këtë “shtrydhje” pas stërvitjes së zakonshme.

Kovaç është i mendimit se pedalimi në biçikletë rigjeneron energjitë e lojtarëve, por kush ua mbush mendjen futbollistëve. Ka nga ata që mendojnë se po përgatiten për “Tour de France”. Me gjithë këto që po ndodhin te Bajerni, Kovaç nuk do ta ketë të gjatë në stolin e bavarezëve.

Vanger dhe Humels duke u praktikuar me biçikleta për malore | Photo: Dennis Brosda
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.