Meta vijon me dekorimet në sport, e ka radhën Flamurtari magjik i viteve ’80

Flamurtari i lavdishëm i viteve ’86-’87 është nderuar ditën e sotme nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i shtetit i ka dhënë atij ekipi Titullin e Lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, ndërkohë që me Titullin “Mjeshtër i Madh” janë nderuar Kreshnik Çipi, Rapo Taho, Sokol Kushta, Latif Gjondeda dhe Petro Ruçi.

“Ekipi i “Flamurtarit” i viteve 1986-’87 dhe heronjtë e tij në fushën e blertë që tronditën Barcelonën dhe që gjunjëzuan Partizanin e Beogradit, pa asnjë mëdyshje, kanë bërë epokë në historinë e futbollit shqiptar. Nuk mund të kishte moment më të mirë, se sa të vlerësoja sot në Vlorë ekipin e qytetit, në prag të Festës së Flamurit, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Gjithashtu pata nderin të vlerësoj me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, lojtarët e spikatur të këtij ekipi, që me lojën dhe shpirtin e tyre të garës respektohen dhe sot nga mbarë sportdashësit shqiptarë, si: Kapitenin e skuadrës Kreshnik Çipi; Qendërmbrojtësin e pakalueshëm Rapo Taho; Sulmuesin e mjeshtrin e golave Sokol Kushta; Dirigjentin e mesfushës Latif Gjondeda dhe Petro Rucin që nuk ndodhet më mes nesh”, është deklarata e presidentit Meta në faqen e tij zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *