Meta: U shit ndeshja me Maliqin, më vjen keq për Albpetrolin

Termi është tërhequr nga gara pas javës së 18-të të kampionatit. Skuadra kryeqytetase, që garonte në Kategorinë e Dytë, nuk u paraqit fillimisht në Gramsh dhe më pas me Tepelenën në shtëpi. Aspekti financiar bëri që Termi ta linte garën kur po shkonte drejt fundit.

Ish-trajneri, Maringlen Meta, deklaron për SportEkspres.com: “Personalisht ju deklaroj se jam larguar nga drejtimi i skuadrës së Termit, e po kështu e gjithë skuadra. Ana e dobët financiare e drejtuesve solli këtë situatë, por ne ndjehemi profesionalisht krenarë se me mundësitë që kishim bëmë një përfaqësim dinjitoz”.

Meta ka një merak: “Më vjen keq që Albpetrolin e nxorëm nga gara, pasi e fituam ndeshjen me të. Ndërsa ndeshja me Maliqin u shit. Kam idenë se ia lanë ata që e drejtonin skuadrën”. Tekniku foli edhe për të ardhmen e tij.

“Kam mbyllur bisedimet me Klosin. Nëse nuk shkoj në kampionatin kosovar, deri në fund të sezonit do ta drejtoj këtë skuadër. Uroj më të mirën për skuadrat e moshave që kanë mbetur ende te Termi”, përfundoi Meta deklaratën e tij.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *