Meta: Pas objektivit Superiore, tani radhën e ka… Vllaznia

0

Pas fitores së pastër 2-0 në Orikum në javën e kaluar, Bylisi e siguroi edhe matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore duke u larguar në +8 pikë nga Besa. Një rikthim pas tre sezoneve në këtë kategori dhe për këtë sukses, zëvendëstrajneri i Bylisit, Agim Meta, deklaron për SportEkspres.com se është bërë mirë detyra.

“Në këto vite pjesë e Kategorisë së Parë, Bylisi ka treguar se është një skuadër që menaxhohet e drejtohet nga njerëz seriozë e me pasion. Sot, të gjithë aktorët e faktorët e kësaj arritje kanë të drejtë të thonë se janë bërë mirë detyrat dhe skuadra me meritë u ngjit në Kategorinë Superiore. Duke qenë pjesë e këtij suksesi, besoj se do të ndiqet e njëjta linjë edhe në Kategorinë Superiore”, theksoi fillimisht Meta.

Ndërsa për ndeshjen e javës 26-të me Egnatian, ai shtoi: “Bylisi në çdo ndeshje hyn me synim maksimal, kështu do të ndodhë edhe në Rrogozhinë. Kundërshtari është i fortë, pavarësisht renditjes që ka. Ne do luajmë për fitore, pasi jemi ende në garë dhe do ta respektojmë deri në fund kampionatin. Por ne kemi edhe një synim të fundit në këtë sezon, të fitojmë finalen me Vllazninë, që Bylisi e meriton”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.