Messi: Synimi im, të rigjeja Leon e vjetër

0

Forma e jashtëzakonshme e Lionel Mesit me Barcelonën më në fund është shpjeguar nga ai vetë. Ylli argjentinas ka zbuluar si e ka motivuar veten për të rigjetur formën e tij të dikurshme. Sipas tij, ai ka sfiduar veten që të përmirësojë formën e tij pas “mungesës” së vitit të kaluar. “E vërteta është se këtë vit synoja që të filloja gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. E dija që nuk vija nga një vit i mirë, gjatë të cilit kalova shumë probleme brenda dhe jashtë fushës”, – u shpreh “Pleshti”, dëshira e të cilit është t’u riktheksojë njerëzve se Mesi nuk ka vdekur. “Ishte një sfidë për mua që të ndryshoja gjithë imazhin që ishte krijuar në sezonin e kaluar dhe që të rikthehesha ai që kisha qenë më parë. Ky ishte objektivi im dhe me këtë synim e nisa vitin”, – sqaroi argjentinasi. Në lidhje me gjendjen aktuale të skuadrës katalanase dhe synimeve të saj, 28-vjeçari u shpreh: “E vërteta është se jemi jashtëzakonisht mirë. Për fat, pas ndeshjes me Real Societadin, ku nuk e filluam mirë vitin, gjithçka ndryshoi për mirë. Tani jemi në një tjetër ritëm. Ekipi ka shumë besim, ka ndryshuar sjelljen në fushë, ka më tepër dëshirë dhe të gjitha këto kanë bërë që të jemi këtu ku jemi.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg