Mesjetë në stadiumin e Kamzës

0

Në Kamzë kanë investuar fuqishëm për t’u ngjitur në Superiore, por duket se investimet janë ndalur te kompletimi i skuadrës me lojtarë që në fakt i përkasin Kategorisë Superiore,  për nga cilësia dhe karriera.

Problemi është se fusha e stadiumit është për turp, por nuk mbaron me kaq. Nëse fusha ka nevojë për shumë shpenzime dhe mbi të gjitha duhet lënë disa muaj pa shkelur, çka do ta detyronte Kamzën te shtegtonte edhe për ndeshjet shtëpiake, e pafalshme është ajo që vihet re në ambientet e brendshme të stadiumit.

Saktësisht, fotot më poshtë janë nga dhomat e gazetarëve, prej ku bëhet raportimi në radio, në televizion dhe për gazeta.

Nuk ka nevojë për koment!

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here