“Mesin nuk e duam, as falas!”

0

Sa klube në botë mund ta refuzojnë Lionel Mesin, edhe sikur ai të shkonte të luante falas për ta? Me siguri asnjë, do mendoni.

Gabim, sepse ekziston një klub që nuk e do Lionel Mesin në skuadër: ai është klubi turk Altënordu, nga Izmiri, klub që merr pjesë në divizionin e dytë turk.

Presidenti i Altërnordut, Mehmet Sejit Ozkan, e ka lëshuar deklaratën e bujshme kur është pyetur në lidhje me politikat e klubit të tij, që bazohet tërësisht te produkti vendas, me vetëm 5 lojtarë mbi 23 vjeç. Gjithë të tjerët janë produkt i akademisë së klubit dhe Altënordu ka në plan të ndjekë këtë rrugë, duke tentuar ngjitjen në Superligë dhe më pas kualifikimin për në kupat e Europës.

“Edhe sikur Lionel Mesi të dëshironte të luante falas për ne, do ta refuzoja menjëherë. Unë besoj te të rinjtë turq, po u jap atyre një shans. Synimi ynë është që për 100-vjetorin e klubit, në vitin 2023, të jemi në Superligë dhe në kupat e Europës”, deklaron presidenti i klubit turk.

OK, ngjan pak si dhelpra me rrushtë, por është për t’u duartrokitur guximi i këtij presidenti, që ka 23 lojtarë nën moshën 23 vjeç dhe është vetëm 3 pikë larg zonës play-off për ngjitje në Superligën turke, pa asnjë lojtar të huaj!

Factory without smokes Alt?nordu

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here