“Mesin dhe Ronaldinjon i dua në tokë!”, publikohen shkresat sekrete të Murinjos

0

Zhoze Murinjo ka kaluar një periudhë shumë të suksesshme në krye të Çelsit, sidomos në mesin e viteve 2000, ku i ktheu Blutë e Londrës në një superfuqi europiane. Mou njihet për taktikat e tij të ashpra, lojën mbrojtëse dhe të fortë. Në mediat britanike, janë publikuar disa shkresa, taktika që Murinjo ka përdorur kundër Barcelonës në takimin mes tyre në sezonin 2005-‘06.

Asaj kohe, Ronaldinjo-Mesi-Eto ishin sulmi më i mirë në botë dhe përplasja kundër tyre ishte një test shumë i rëndësishëm për Murinjon. Taktikat që portugezi përdori: “Ronaldinjos duhet t’i ndërhyni shpejt, mos e lini të futet në zonë, pasi është simulues dhe të merr penallti. Është rikthyer tani shpejt nga dëmtimi, prandaj faulli të mos jetë i butë!”

Ndërsa për Mesin, në shkresat taktike shkruhet: “Fanatik i këmbës së majtë. Pëlqen të futet vetëm nga qendra, prandaj paraprijini dhe ndërhyni sa më ashpër!”

Këto detaje të publikuara, por dhe shumë të tjera, kanë acaruar jo pak trajnerin portugez, i cili për “The Sun”, u shpreh: “Më vjen keq që po ju zhgënjej, por ato raporte nuk i kam shkruar unë. Nuk janë të miat, nuk jam unë autori. Shkresa e fundit taktike që kam shkruar është në shtëpinë time. E kam shkruar në sezonin 1999-’20, kur isha asistent te Barcelona. Që nga ajo kohë, nuk kam shkruar më asgjë, thjesht i kam si ide të qarta në mendjen time”, përfundoi Mou.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.