Mesi u bllokua në Camp Nou: Po tani, si do dalim?

0

Skena të pabesueshme në “Camp Nou” pas fitores së Barcelonës ndaj PSG-së, me tifozët që nuk largoheshin nga stadiumi për minuta të tëra. Festa vazhdoi edhe jashtë stadiumit mitik, që u rrethua nga mijëra tifozë.

Bashkëshortja e Leo Mesit, Antonela Rokuco, postoi në Instagram një video duke u larguar nga stadiumi pas ndeshjes, por qindra tifozë rrethuan makinën e saj, ku ishte edhe Mesi.

Të gjithë duke kënduar e duke brohoritur emrin e Mesit, me “Pleshtin” që pyet Antonelën: “Po tani, so do ikim në shtëpi?”. “Nuk e di, më duket se nuk duhej të dilnim këtej”, përgjigjet Antonela. Gjithsesi, festë e ligjshme, pas një nate historike, ndaj disa minuta i bllokuar nga njerëzit nuk janë asgjë për Mesin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here