Mesi-Suarez “zhytin” Atletikon, Barcelona prek finalen

0

Kanë mjaftuar 2 gola të shënuar në pjesën e parë që Barcelona të mundë Atletikon e Madridit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, duke thelluar kështu më tej krizën e madrilenëve, që nuk po gjejnë dot fitoren prej javësh edhe në kampionat.

Një super Suarez dhe një “penelatë” e “pleshtit” kanë mjaftuar për të mposhtur në “shëpinë” e tyre të besuarit e Simeones.

Sërish polemikë arbitrare, teksa goli i Grizmanit vjen nga një faull në dëm të Suarez në zonën e Barçës.

KUPA E MBRETIT / GJYSMEFINALE VAJTJE

Atletiko M. – Barcelona        1-2

Shënues: Grizman 60’ / Suarez 7’, Mesi 33’

ATLETIKO M.: Moja, Lukas, Godin, Saviç, Vrsaljko (46’ F.Torres), Koke, Saul (59’ Gaitan), Gabi, Huanfran, Karrasko (78’ Gameiro), Grizman Tr: D. Simeone

BARCELONA: Silesen, Alba, Umtiti, Pike, Roberto, Gomez (72’ Rafinja), Maskerano, Rakitiç (58’ Denis Suarez), Nejmar, Luis Suarez, Mesi Tr: L. Enrike

Kartonë të verdhë: Saul, Saviç, Grizman, Gabi, Huanfran / Nejmar, Mesi, Maskerano

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here