Mesi: Sot nuk fitohet me fanellë, eleminimi do të ishte çmenduri!

0

Argjentina vijon të jetë pa busull në Copa America dhe kur ka mbetur vetëm një ndeshje nga fundi i fazës së grupeve, rrezikon seriozisht eleminimin.

Lionel Mesi ka folur pas ndeshjes me Paraguajin, ku është shprehur se eleminimi do të ishte çmenduri. Kapiteni vijoi më tej duke thënë se futbolli ka ndryshuar dhe nuk të bën të fitosh fanella.

“Jemi në një situatë të komplikuar. Ka shumë të rinj që kurrë nuk e kanë kaluar një situatë të tillë. Duhet të ngremë kokën dhe të mendojmë vetëm për fitore ndaj Katarit dhe të arrijmë kualifikimin. Duhet të përmirësohemi, pasi nuk ka kohë. 

Besoj se e nisëm mirë ndeshjen dhe i kishim idetë e qarta, pasi po luanim mirë. Goli i tyre na vuri shumë në presion dhe u bëmë nervoz. E patë edhe Brazilin ndaj Venezuelës. Sot nuk vlen më fanella, duhet të luash dhe t’i bësh gjërat mirë për të mira. Do të ishte çmenduri nëse nuk kalojmë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.