Mesi si para pesë vitesh, 11 gola në shtatë ndeshje

0

Leo Mesi nuk është më një djalosh i ri, por ky duket se do të jetë sezoni i tij. Sulmuesi argjentinas në fundjavë shënoi dy golat kundër Las Palmasit dhe nuk diskutohet se po kalon një formë të mirë, ndryshe nga rivali i tij, Kristiano Ronaldo, i cili po vuan të gjejë golin në kampionat si në sezonet e kaluara.

Me “Camp Nou” të mbyllur për tifozët për shkak të përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Barcelonë, skuadra ia arriti të fitojë 3-0 ndaj ishullorëve dhe deri tani “Pleshti” është golashënuesi më i mirë i La Ligës me 11 gola. Kur mendon se deri tani janë luajtur vetëm 7 ndeshje, kupton se Mesi është në ditët e tij ideale, ashtu si në sezonin 2011-2012, kur me kaq ndeshje kishte shënuar 10 gola.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here