Mesi shton presionin mbi Realin

0

Një gol i shënuar nga fenomenali Lionel Mesi 4 minuta para mbylljes i ka dhënë fitoren 2-1 Barcelonës sot në Madrid, kundër Atletikos, duke bërë që kampionati spanjoll të bëhet shumë interesant, sepse presioni mbi Real Madridin sa vjen e shtohet.

Në fakt, Atletiko luajti një ndeshje shumë të mirë sidomos në pjesën e parë, por Barcelona rezistoi mirë dhe në minutën e 63-të goditi me Rafinjën.

Atletiko nuk u demoralizua dhe 6 minuta më vonë Diego Godin gjeti barazimin, por që aty deri në fund ishte Barcelona skuadra më e mirë në fushë.

Për pasojë, edhe goli i Mesit ishte mëse i merituar, duke parë si po zhvillohej takimi. Argjentinasi në fakt nuk ishte dukur thuajse fare, por gjeniu në ndeshje të tilla duket, duke shfrytëzuar vetëm një rast.

Ndërkaq, Diego Simeone vazhdon të mos njohë fitore ndaj Barcelonës në kampionat, një mallkim për argjentinasin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image