Mesi shfajësohet, ishte frika për Realin: Mendova se Nejmari do shkonte te ata

Shumë është komentuar çështja e Lionel Mesit dhe insistimit të tij për të marrë Nejmarin te Barcelona. Madje kjo u kthye edhe në problemin kryesor mes yllit argjentinas dhe prurjes së bujshme, Griezman.

Ky i fundit e ka pohuar edhe vetë se ka një marrëdhënie disi më të ftohtë me Mesin. E gjitha kjo, pasi argjentinasi kërkonte që klubi t’i shpenzonte paratë për të rikthyer Nejmarin dhe jo për të marrë lojtarin më të mirë te Atletiko e Madridit.

Kjo ka nxitur edhe shumë polemika, ku pavarësisht aftësive të jashtëzakonshme që nuk i vë askush në dyshim për Mesin, por dëshira për të bërë edhe transferimet e Barcelonës, do të ishte e tepërt.

Gjithsesi Mesi në një intervistë për “RAC1” ka dhënë një tjetër version që e shfajëson: “Sinqerisht, unë mendova se Nejmar do të shkonte te Reali i Madridit nëse nuk do të vinte te Barcelona. Ai donte të largohej nga Parisi dhe e kishte thënë. Florentino Perez dhe Reali ishin duke bërë diçka për të marrë, megjithëse nuk u arrit”, ka thënë Mesi. /Sport Ekspres/