Mesi: Se imagjinoja dot Realin pa Ronaldon, Juve tani favorite

Lionel Mesi nuk është ndër ata futbollistë që del shpesh nëpër intervista. Por, argjentinasi ka bërë një përjashtim duke folur për “Radio Catuluna” në një intervistë të gjata ku preku shumë tema mbi jetën e tij si sportist, por edhe si një familjar si të gjithë të tjerët.

LARGIMI I RONALDOS – “Të tregohem i sinqertë  u befasova kur ai u largua nga Reali edhe transferimi te Juventusi më bëri shumë çudi, pasi kisha dëgjuar që për të ishin shumë klube të tjera. Reali pa të do ta ketë shumë herë më të vështirë suksesin në Champions. Sigurisht ata kanë ende lojtarë të mëdhenjë në skuadër dhe duhet t’i respektojmë. Tani Juventusi bëhet një favorit i qartë për Champions-in. Ata kanë një kontingjent të shkëlqyer, që tani i shtohet dhe një futbollist si Ronaldo”

PËRGJITHMONË TE BARCELONA  – “Është e sigurt që do ta respektoj deri në fund kontratën time aktuale (deri në 2021), më pas të shohim, nuk mund të flas me siguri. Barcelona është klubi më i mirë në planet, ndërsa qyteti është një ndër më të mirët gjithashtu. Unë kam ndërtuar jetën time këtu, fëmijët e mi kanë lindur këtu. Jam shumë i lidhur me Barcelonën dhe Katalunjën,  por të ardhmes nuk i dihet”.

MBRESA NGA AFRIMET  E MERKATOS – “Më shumë nga të gjithë më ka impresionuar Artur. Ai është shumë i ngjashëm në lojë me Ksavin. Ai ka cilësitë e një lojtari të formuar në akademinë e Barcelonës dhe kjo gjë është shumë e veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *