Mesi, rinovimet dhe De Ligt, Bartomeu: Asnjë pakt me Realin e Madridit!

Josep Maria Bartomeu është i qartë për të ardhmen e Barcelonës. Presidenti i klubit është ndalur te Nejmar dhe zërat që e lidhin brazilianin me një rikthim në Katalunjë. Në një prononcim për “Cadena Copa”, kreu i Barcelonës flet dhe për rinovimin e kapitenit Mesi dhe treshes Rakitiç-Zhordi Alba-Kutinjo.

Bartomeu ka një koment dhe për dy nga objektivat kryesorë të klubit: Adrien Rabiot dhe Matijs De Ligt, ndërsa e mbyll prononcimin e tij me mundësinë e një blerje të një lojtari të Realit të Madridit.

RINOVIMET – “Sa i përket Mesit, nga mënyra si po luan ekziston mundësia për një tjetër rinovim me të. Por do të vendosë Leo nëse dëshiron të qëndrojë përtej vitit 2021 me ne. Rakitiç e ka të qartë që do të nisim bisedimet e rinovimit, në momentin që do të kemi mundësinë për të bërë një sforco ekonomike. Zhordi Alba është më i miri në rolin e tij dhe duam që të qëndroje me ne dhe për 5 vite të tjera. Kutinjo? Nuk duam ta shesim dhe as që kemi ndërmend të dëgjojmë ofertat në drejtim të tij.”

MERKATO – “Rabiot do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit dhe çdo ekip mund të nënshkruajë me të. De Ligt? Nuk ekziston asnjë problem me Mino Rajolën, me të cilin kam një raport shumë të mirë. Nuk kemi asnjë pakt me Realin për të mos kryer merkato me njëri-tjetrin. Nëse do të duam të blejmë ndonjë lojtar nga ata, do të flasim në fillim me klubin madrilien. Megjithatë, deri më tani nuk ka ndodhur diçka e tillë.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *