Mesi refuzoi ofertën skandaloze nga Kina

Futbolli i vërtetë luhet në Europë, por paratë me të lehta janë në Azi, këtë e kanë kuptuar shumë futbollistë, që vitet e fundit kanë pranuar oferta të jashtëzakonshme financiare mjafton të kujtohet që lojtari më i paguar në botë vitet ishte Karlos Tevez, i cili kaloi një vit më pushime në Kinë dhe mbushi llogarinë bankare për gjithë jetën.

Megjithatë, ka edhe nga ata që thonë “jo”, si Lionel Mesi. Nëse i besojnë katalanes Mundo Deportivo, ylli argjentinas refuzoi një ofertë monstruoze nga Kina, para se të rinovonte me Barcelonën.

Bëhet fjalë për rreth 100 milionë euro në vit si pagë, që do të thyente çdo rekord dhe do të ndryshonte përgjithmonë futbollin. Gjithashtu, nga Kina kishin edhe një plan të detajuar për të paguar klauzolën e blerjes së “Pleshtit” dhe arkëtimin e milionave pa fund nga marketingu, me kampionatin kinez do të bëhej ndër më të ndjekurit në planet. Për fat, nëse oferta ka qenë reale, Mesi refuzoi, për të mirën e tij dhe futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *