“Mesi po luan i dëmtuar, Botërori në rrezik”

Po afrohet Kupa e Botës dhe kombëtaret pjesëmarrëse synojnë të jenë në maksimum për kompeticionin më të rëndësishëm ndërkombëtar botë. Natyrisht, edhe tifozët duan t’i shohin gjithë yjet në fushë në ne forme perfekte, por pas një sezoni tepër të lodhshëm është i natyrshëm shqetësimi për shumë lojtarë.

Në Argjentinë janë në ankth për lojtarin e vetëm prej të cilit shpresohet trofeu: Lionel Mesi.

“Pleshti” Po luan i dëmtuar, sipas gazetës argjentinase La Nacion, që shkruan se ylli i Barcelonës ka probleme në kofshën e djathtë dhe po luan me sforcim prej kohësh. Barcelona e ka shtrydhur në maksimum dhe këtu ka faj trajneri Ernesto Valverde, që e ka aktivizuar në çdo ndeshje, duke mos imituar Realin, që e ka menaxhuar shumë ndryshe Kristiano Ronaldon, me portugezin që ka arritur maksimumin e vet në muajt e fundit.

Sipas gazetës argjentinase, një burim pranë Mesit shprehet: “Nuk është mirë, është në limite”. Dëmtimi i pësuar ndaj Çelsit në mesin e muajit mars po e bezdis ende dhe argjentinasi po mundohet të evitojë sforcimin, pasi rrezikon shumë dhe një Argjentinë pa Mesin në formë shkon kot ne Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *