Mesi përjetë te Barça, vjen rinovimi

Lionel Mesi do të rinovojë me Barcelonën më 15 korrik, sapo të kthehet në Katalonjë për startin e fazës përgatitore, duke zgjatur kontratën që përfundonte në verë 2018.

Kontrata e re do të bëjë që Mesi të qëndrojë në Barcelonë deri në vitin 2021, me një klauzolë për një vit shtesë. Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të ketë mundësi ta lërë Barcelonën në rast se një klub tjetër do të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës, 300 milionë euro.

Babai i Mesit, Horge, ka mbyllur marrëveshjen në Barcelonë me presidentin Bartomeu dhe marrëveshja do të zyrtarizohet ditët e ardhshme, me “Pleshtin” që do të përfitojë një tjetër rritje page dhe shumë bonuse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *