Mesi: Nëse fitojmë Botërorin, bëj 50 km në këmbë. Për Ikardin nuk vendos unë

“Nëse nga Rusia do të kthehemi si kampionë, do të shkoj në këmbë deri te Tempulli i Virgjëreshës së San Nikolasit”. Kështu shprehet Lionel Mesi, i cili në një intervistë të gjatë për ‘TyC Sport’ flet për tema të ndryshme. Premtimi i tij është që të bëjë 50 km në këmbë, nga shtëpia e tij deri në vendin e shenjtë.

Kupa e Botës është fiksimi i vetëm i Mesit: “Kemi luajtur tre finale mes Botërorit e Kupës së Amerikës dhe të paktën dy meritonim t’i fitonim. Por janë gjëra që ndodhin. Tani shkojmë në Rusi, vuajtëm shumë për t’ia dalë mbanë, por gjithnjë kam besuar te kualifikimi. Tani të përqendrohemi te Botërori, sepse koha kalon me shpejtësi”.

Në disa ndeshje vendimtare faktor negativ ka qenë Gonzalo Higuain: “Për fat të keq, Higuain humbi raste dhe të gjithë u zemëruan me të. Megjithatë, pas gjithë këtyre viteve jemi mësuar duke dëgjuar gjëra të tilla”.

Ikardi nuk luan, flitet se vendos Mesi, por ky i fundit mohon prerë: “E vërteta po del në dritë, ishin të gjitha broçkulla, sidomos ajo që nuk e donim Ikardin në kombëtare. Nuk kam vënë kurrë veton, nuk bën pjesë në mënyrën time të jetesës”.

Krizë e brendshme te Argjentina? “Qesh me gjithë këto gomarllëqe që lexoj e dëgjoj, këtu nuk kemi njerëz dosido, por të kalibrit të Masçeranos, Di Marias dhe Bilias. Të thuash që luajnë se janë miqtë e mi është një mungesë respekti ndaj meje dhe tyre. Janë të gjitha gënjeshtra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *