“Mesi na trishtoi, e harroi fitoren 6-1? Brazili s’i ka rastësisht 5 yje”

Deklaratat e Leo Mesit për korrupsion dhe favorizim të Brazilit nga arbitrat nuk ju kanë pëlqyer kampionëve të Amerikës.

Pas trajnerit Tite ka qenë radha e Tiago Silvës për t’iu përgjigjur kapitenit argjentinas. Mbrojtësi i PSG-së i kujton Mesit humbjen 6-1 të ekipit të tij në Barcelonë, çka solli eliminimin e turpshëm të kampionëve të Francës nga Champions Liga.

Arbitri lehtësoi përmbysjen e çmendur të Mesit me shokë, por Tiago Silva thekson se kurrë nuk u deklarua për favorizim të ekipit katalanas.

Ndonjëherë në humbje, përpiqemi të merremi me të tjerët. Nuk mendoj se Mesi foli në atë mënyrë nga padija, por ne jemi të trishtuar nga ajo çfarë dëgjuam. Në ndeshjen që PSG humbi 6-1 me Barcelonën, Mesi bëri edhe rolin e arbitrit dhe ishte diçka qesharake.

Ne nuk deklaruam se arbitri ishte me Barcelonën. Mendoj se çdokush duhet të tregojë respekt. Brazili nuk i ka rastësisht 5 Botërorë, asnjë prej tyre nuk është vjedhur. Gjithçka është fituar në fushën e blertë“, përfundon mbrojtësi 34-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *