Mesi më i miri i të gjitha kohërave? Shoku i skuadrës mendon ndryshe

Mesi më i miri i historisë, po apo jo? Dilemë kjo, që bren mendjet e shumë tifozëve e specialistëve. Argjentinasi vijon të na mrekullojë sa herë zbret në fushë me vizionin, teknikën, zgjuarsinë apo pragmatizmin e tij. Gjithsesi, ka akoma njerëz që binden se Leo nuk është më i miri i historisë. Mes tyre është edhe shoku i skuadrës te Barcelona, Malkom.

Malkom

Braziliani shprehet se 31-vjeçari është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe është i mrekulluar nga ajo çka Leo bën, por kjo nuk mjafton për të qenë më i miri i historisë. Për Malkom, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave është Pele. Ai shprehet se Leo është më lart se të gjithë, përveç legjendës braziliane.

“Mesi më befason çdo ditë. Është shumë i paparashikueshëm. Mund ta dish se do të godasë, por nuk mund ta ndalosh. Mesi e di se kur është momenti ideal për të vepruar. Ndjen diçka unike kur luan me një lojtar të tillë. Them se Mesi është më i miri i të gjithëve, pas Pele. Nuk e kisha menduar këtë më parë, por tani që e kam çdo ditë në stërvitje po e shoh se sa i mahnitshëm është”, u shpreh braziliani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *