Mesi “mbret” i statistikave, Ronaldo ia kalon në vetëm një aspekt

Lionel Mesi dhuroi spektakël në përballjen e djeshme ndaj Levantes, ku shënoi tri gola e shërbeu dy asiste për të kompletuar fitoren 5 – 0 ta katalanasve. “Pleshti” po zhvillon një sezon fantastik dhe statistikat e tregojnë qartë këtë.

Sipas të dhënave të sajtit të njohur të statistikave “whoscored”, argjentinasi është në krye të listës përsa i përket golave të shënuar dhe asisteve. Dominanca e Mesit vazhdon dhe në aspektin e më shumë “pasave vendimtare” dhe golave nga goditjet e dënimit. Driblimet janë gjithashtu një aspekt i lojës ku Mesi “mbretëron” i qetë. Por, ka një aspekt ku renditet i dytë.

Bëhet fjalë për numrin e gjuajtjeve gjatë një ndeshje, ku listën e kryeson Kristiano Ronaldo. Megjithatë, kjo statistikë tregon se portugezi nuk është aq efikas sa Mesi, i cili edhe pse e godet më pak portën e kundërshtarit, shënon më shumë se sulmuesi i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *