Mesi: Liverpulin e kam ende në kokë, një goditje e madhe!

0

Leo Mesi për herë të parë pas disfatës së rëndë ndaj Liverpulit është kthyer të flasë gjatë. Argjentinasi thelbin e deklaratës së tij kishte tek kritikat e shumta mbi trajnerin Valverde. Drejtuesi i stolit katalanas ka humbur besimin e të gjithëve dhe tifozët janë të një zëri që të largohet.

 Argjentinasi nuk mendon kështu. Ai nuk i lë përgjegjësi trajnerit, por shprehet se disfata erdhi nga faji i djemve, që ishin në fushë. Shprehet se ka qenë tepër e vështirë për të marrë veten pas asaj humbje. Trofetë indivudualë nuk janë pjesë e mendimeve të tij. “Pleshti” dëshiron të çojë një trofe tjetër në shtëpi për të gëzuar sadopak tifozët.

PAS LIVERPULIT- “Ka qenë shumë e vështirë për t’u ngritur pas asaj disfate. Është parë në ndeshjen pas Liverpulit, që mu desh të luaja. Goditja ishte shumë e madhe, vërtet. Tani vjen një finale dhe mundësia për të bërë dopietë. Ta mbyllim mirë pavarësisht sesi shkuan gjërat. Si në të gjitha finalet ku shkojmë ne do mundohemi ta fitojmë dhe këtë.”
KRITIKAT NDAJ VALVERDE- “Nuk kam lexuar shumë rreth kritikave ndaj trajnerit. Mendoj se ka bërë një punë të mrekullueshme sa ka qenë këtu. Ndaj Liverpulit nuk ka qenë faji i tij. Nuk mund të kalojmë te rasti i njëjtë i Romës, por luajtëm një tjetër ndeshje për të ardhur keq. Kemi lënë një imazh jo të mirë në dy vite rresht. Të ishim në finale nuk do ta lejonim kurrsesi të ndodhte kjo.

Trajneri ka një pjesë të tij, por gabimi më i madh ishte joni. Dua që Ernesto të vazhdojë. Ndoshta disa nuk e duan, por ne kemi fituar dopietën. Njolla e tij tek tifozët është mënyra sesi jemi eliminuar në Champions këto dy vite. Tani luftojmë për një tjetër dopietë, që nuk është sukses i vogël. Pjesa dërrmuese e sezonit ka shkuar shumë mirë për ne.”

LARGIM?- “Eliminimi nuk më bën të mendoj të lë Barçën.”

PREMTIMI-“Unë premtova se do fitojmë Champions-in? Nuk më vjen turp për këtë. Thashë se do të bëjmë çdo gjë, që është e mundur për të sjellë atë trofe këtu, jo do e sjell.”

TROFETË PERSONAL-“Nuk mendoj rreth Këpucës së Artë. Nuk është në kokën time. Ne po mundohemi të marrin veten pas asaj disfate dhe nuk mendoj asnjë trofe personal, por të fituarit kupën.”

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.