Mesi i përjetshëm në Barcelonë, gati zgjatja e kontratës

Dashurisa mes Mesit dhe Barçës nuk ka të mbaruar. Kontrata aktuale e “pleshtit” përfundon në vitin 2021 dhe Bartomeu është i gatshëm t’i vërë në tavolinë një kontratë të përjetshme. Argjentinasi është “mbreti” në Camp Nou dhe kurrsesi nuk mund të qëndrohet pa të. Kreu i klubit katalanas tha së fundmi në një intervistë për mediat spanjolle se jemi në proçes për të zgjatur përjetë bashkëpunimin më Mesin.

“Do të donim të ripërtërinim kontratën, kjo është ideja. Duam që ai të vazhdojë akoma këtu dhe të shijojmë lojën e tij. Mesi thyen çdo kufi. Të gjithë e duan atë. Edhe tifozët kundërshtarë e duartrokasin atë. Ka akoma dy vite në marrëveshje, por nuk mjaftojnë. Ai sa vjen e përmirësohet. Në muajt në vazhdim ne do të ulemi në bisedime me të për ta pasur për shumë vite në klub.”, u shpreh presidenti Bartomeu. Madje ideja e tij shkon edhe pasi 31-vjeçari të lërë futbollin, ku u shpreh se Mesin e duam edhe në instancat e klubit si drejtues.

Nëse ylli i Barcelonës do ta mbyllë karrierën tek blaugranat mbetet për t’u parë, pasi ai ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të luajë disa kohë për klubin ku u rrit në Rozario, “Neëell’s Old Boys”. Megjithatë ai ka premtuar se nuk do të luajë për asnjë skuadër tjetër evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *