Mesi i Iranit përfundon në polici

0

Të jesh sozia e Mesit ka avantazhe të papara dhe këtë e ka provuar një student nga Irani. Reza Parastesh, një student i cili jeton në qytetin Hamedan, është bërë VIP, pasi ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me yllin argjentinas.

Para disa muajsh babai i djaloshit i shkrepi një foto me fanellën e Barcelonës dhe ia nisi një uebsiti sportiv, që menjëherë i kërkoi një intervistë dhe e bëri të famshëm në gjithë Iranin.

Që atëherë, Reza është bërë “wanted”, pasi të gjithë e ndalin për fotografi, aq sa ditën e sotme policia në qytetin e vet e ka shoqëruar në rajon. Arsyeja? Një lumë njerëzish kishte ndaluar për të parë sozinë e Mesit dhe u shkaktua kaos total me trafikun.

Gjithsesi, nuk ka ndonjë arsye për arrestim, por thjesht këshillim për të evituar situata të tilla.

Nërkohë, Parastesh mundohet të imitojë sa më mirë Mesin, në çdo gjest, pasi tashmë është i prenotuar për intervista, kontrata modelimi dhe mbrëmje nëpër klube e diskoteka.

Reza Parastesh, a doppelganger of Barcelona and Argentina's footballer Lionel Messi

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here