Mesi i duket botës gjeni dhe me letër higjenike! Broja e kthen si Fabian Duro, shoku i skuadrës e provon dhe rrezohet

Në këto kohë izolimi dhe ku Koronavirusi vazhdon të përhapet në Europë, është kthyer në një lojë tradicionale për lojtarët ajo me letër higjenike ku lojtarët e mbajnë me xhungulime si të jetë top. Së fundmi është edhe Mesi që e bën një gjë të tillë, duke u quajtur sërish gjeni nga mediat.

Kjo pasi nuk shfaq asnjë problem apo rrezik për rënien e letrës higjenike duke e vazhduar për gjatë. Por nga ana tjetër, më mirë deri tani këtë lojë e ka bërë padyshim Armando Broja. Ky i fundit është kthyer edhe në versionin Fabian Duro, pasi lëvizjet e tilla i kemi parë vetëm nga shqiptari i talentuar i “Freestyle-t”.

Të njëjtën gjë ka dashur ta provojë edhe ylli tjetër i Chelsea-t, Pulisic, por me top, duke dështuar në mënyrën më të keqe të mundshme. /Sport Ekspres/