Mesi: Grizman lojtar i madh, uroj që Nejmar të mos shkojë në Madrid

Barcelona duket gjithnjë e më pranë blerjes së sulmuesit Antuan Grizman, të paktën sipas medieve në Spanjë, ndërsa Mundo Deportivo ka pyetur edhe Lionel Mesin në lidhje me transferimin e mundshëm të francezit.

Natyrisht, “Pleshti” tregohet diplomat: “Grizman është natyrisht një lojtar i madh, por nuk jam 100% i sigurt nëse do vijë te Barcelona. Lojtarët e mirë gjithnjë kuptohen lehtësisht me njëri-tjetrin dhe Antuan është në një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e vet”.

Ndërkaq, një batutë edhe për Nejmarin, i cili përflitet prej kohësh se mund të kalojë nga PSG te Real Madridi: “E vërteta është se nuk do të vinte aspak mirë dhe uroj që të mos ndodhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *