Mesi “fishekzjarr” në klasike, 500 gola për vendin e parë

0

I jashtëzakonshëm! Heroik, epik, legjendar, unik, ikonë! Shkurt: Leo Messi!

“Pleshti” i Barcelonës sonte bëri gjithçka siç duhej në “Santiago Bernabeu” duke mposhtur thuajse i vetëm Real Madridin në “El Clasico”. Katalanasit triumfuan 2-3 dhe tashmë e shohin veten me pikë të barabarta në krye të klasifikimit, plot 75, po aq sa madrilenët. Skuadra vendëse e pa veten në avantazh në pjesën e parë pas golit të shënuar nga Casemiro, por golat spektakolarë të dyshes Messi-Rakitic bënë që gjithçka të përmbysej në 1-2.

Më pas, i futur si zëvendësues, James Rodriguez riktheu në lojë Real Madridin duke barazuar për 2-2, derisa në sekondat e fundit të takimit “Mesia” shfrytëzoi një asist të portugezit Gomes për të shënuar golin që rihap kampionatin spanjoll dhe bën që Barcelona të ëndërrojë sërish për titullin kampion, edhe pse Real Madrid ka një ndeshje më pak se katalanasit.

Ky qe goli i 500-të në karrierë i argjentinasit me fanellën e Barcelonës, një statistikë që e bën të përjetshëm.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here