Mesi është “Perëndi”, por Zabaleta i kërkoi të flinte jashtë shtëpisë

Sot Pablo Zabaleta është 33-vjeçar, ka shumë eksperiencë në futboll, por edhe shumë dëshirë që të vazhdojë të jetë në fushë. Aktualisht jeton dhe luan në Londër, me ngjyrat e Uest Hemit, por dikur në të kaluarën, mbrojtësi dhe Lionel Mesi jetonin në Barcelonë dhe shoqëroheshin shpesh së bashku.

Ishte periudha ndërmjet vitit 2005 dhe 2008, kapiteni aktual i Barcelonës ishte ende i ri dhe në atë moshë kishte shok Zabaletën, të rritur te San Lorenco dhe që në atë periudhë mbronte ngjyrat e Espanjolit, skuadra tjetër e qytetit katalan. Pa e vrarë mendjen për rivalitetin ndërmjet dy skuadrave, edhe sepse luanin me përfaqësuesen e 20-vjeçarëve të Argjentinës, dy të rinjtë dilnin për darka jashtë dhe për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Kishim shumë kohë të lirë dhe dilnim shpesh”, tha Zabaleta për “Daily Mail”. “Leo e kishte zakon, që gjithmonë pas ushqimit donte të flinte. Kishte një shtëpi në periferi, në Kasteldefels dhe një tjetër në qendër të Barcelonës”. Zakoni i Mesit, bëri që një ditë të regjistrohej një ngjarje e pazakontë ndërmjet pesë herë fituesit të “Topit të Artë” dhe ish-mbrojtësit të Mançester Sitit.

“Pas një darke, Leo më kërkoi ta shoqëroja në Kasteldefels sa nuk e kishte zënë gjumi. Por, kur arritëm në shtëpi, më tha se nuk donte të qëndronte aty, por në banesën tjetër! I thashë: Nëse do mund të flesh jashtë, nuk më intereson”. Situata u zgjidh në mënyrën më të mirë, me Zabaletën që tregoi si përfundoi ajo mbrëmje.

Ai tha: “A e shoqërova në shtëpinë tjetër? Normalisht që po. Kisha në makinë një talent me vlerë 80 milionë euro!”. Një histori sa e veçantë, aq edhe e pazakontë ajo e mbrojtësit që në vitin 2008 refuzoi Juventusin për të luajtur te Mançester Siti, duke qenë një prej lojtarëve që nisën ciklin e ri të “sitizëns”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *