Mesi e nis keq, panik te Barcelona

Barcelona në faqen e saj zyrtare raporton se Mesi nuk nuk do të udhëtojë me ekipin në Shtetet e Bashkuara. Kjo për shkak të një dëmtimi që “pleshti” argjentinas ka pësuar në stërvitjen e këtij mëngjesi.
Ai është parë duke mbajtur dorën në këmbën e djathtë. 32-vjeçari ka pësuar një tërheqje të shkallës së parë në pulpën e tij. Kështu nuk do të rrezikohet që ai të marrë pjesë në turneun “International Champions Cup”, por do të qëndrojë në Barcelonë për të punuar në rikuperimin e dëmtimit.

Nuk pritet një mungesë e gjatë, megjithatë akoma s’ka një afat të saktë rreth kohës së nevojshme të shërimit të plotë të lëndimit. Një nisje jo e mbarë kjo për yllin katalanas, i cili stërvitej për herë të parë me Barçën pas kthimit nga pushimet. Ai u bashkua vetëm ditën e djeshme me ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *