Mesi e Mbape s’kanë konkurrencë, 5 ndeshje vendosin fatin e “Këpucës së Artë”

Lionel Mesi dhe Kilian Mbape janë dy lojtarët me numrin më të madh të golave gjatë këtij sezoni. Siç është bërë traditë prej vitesh, lojtari që ka shënuar më shumë gola në kampionatet elitare europiane shpallet fituesi i “Topit të Artë”.

Për momentin Mesi është në krye me 33 gola, ndërsa 20-vjeçari i PSG-së ka shënuar 30 gola. Të dy lojtarët kanë edhe pesë ndeshje në kampionatet përkatëse. Në rast se “pleshti” do mbetet në krye kjo do të jetë këpuca e tij e gjashtë, ndërsa Kristiano Ronaldo e ka fituar katër herë këtë trofe.

Interesante është dhe diferenca e madhe e Mesit dhe Mbapesë me pjesën tjetër të sulmueseve të Europës. Sulmuesi i tretë për nga numri i golave është 36-vjeçari Fabio Kualjarela, i cili ka shënuar tetë gola më pak se Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *